
Klubi Ligj dhe Qeverisje në bashkëpunim me Junior Achievement of Albania zhvilluan trajnimin e tretë të klubit të debatit.
Ky trajnim u fokusua në "Të folurin publik dhe aftësitë komunikuese" për rritjen e kapaciteteve të studentëve në të folurin publik dhe formulimi i fjalimit të tyre gjatë debatit për të mbrojtur kahet e tyre respektive dhe më gjerë në formimin e tyre profesional.
