
Qeveria Studentore organizoi udhëtim në Maqedoni me pjesmarrjen e studentëve nga programe
të ndryshme studimi nën shoqërimin e Dekanes së Studentëve.
Ndalesa e parë ishte në qytetin e Strugës me shëtitje në pedonalen e qytetit rrethuar me dyqane
dhe kafene përgjatë lumit të Drinit të Zi deri në derdhjen e tij në liqen. Mbrëmja u mbyll me
momente argëtuese me muzikë.
Ditën e dytë vizituan qytetin piktoresk të Ohrit, pjesë e UNESCO, qyteti me i madh buzë liqenit.
Gjatë ndalesës në këtë qytet, studentët kishin mundësi të vizitonin portin, pazarin e vjetër
rrethuar me dyqane, kishën Shën Sofia, teatrin antik dhe kishën e Shën Jovanit në Kaneo e cila
është një ndër kishat më të bukura në Maqedoni dhe për ta mbyllur me eksperiencën fantastike e
lundrimit me anije në liqen për të prekur pjesë të tjera të Ohrit.
Udhëtimi përfundoi me vizititën e Manastirit të Shën Naumit.
