
Ditën e Hënë, më datë 20 Mars 2023 bankieri dhe profesori i mirënjohur Prof. Orfea Dhuci
mbajti një leksion të hapur me studentë të Departamentit të Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe
Financës në Universitetin “Barleti”. Tema e leksionit ishte “Roli i Bankës në Ekonominë
Shqiptare”.
Ky takim u përmbyll me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Universitetit
“Barleti” dhe Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (BBSH). Kjo marrëveshje ka si qëllim parësor
mbështetjen reciproke në aplikimin dhe zbatimin e projekteve dhe nismave të ndryshme, si
platforma dhe forume mbi tema specifika të sektorit, pjesëmarrja e studentëve të UniBa në
praktika mësimore pranë BBSH, trajnime dhe kualifikime të stafeve respektive, organizimi i
konferencave, workshopeve, seminareve, shkëmbimi i praktikave të mira në aspektin
menaxherial dhe qeverisës, etj.
Gjatë takimit pati shumë pyetje dhe diskutime rreth sektorit bankar dhe mundësive të punësimit
të studentëve tanë në këtë sektor.
