
Ditën e Martë, Universiteti Barleti në kuadër të bashkëpunimit Institucional zhvilloi leksionin e hapur dhe informues mbi profesionin e Infermierit dhe Fizioterapistit. Leksioni u organizua në bashkëpunim me Urdhërin e Infermierit të Shqipërisë.
Në fjalën e saj, Presidentja e Urdhërit të Infermierit të Shqipërisë, Znj. Blerina Duka theksoi rëndësinë për një shërbim infermieror sa më cilësor dhe me standarte në funksion të shëndetit. Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi sfidat e reja të profesionit si dhe edukimi dhe trajnimi i profesionisteve të rinj. Znj. Blerina Duka premtoi se Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë do te jetë pranë çdo profesionisti të kujdesit shëndetësor për ta ndihmuar atë në hapat e parë drejt një karriere të suksesshme." Kujdesuni me dashuri ndaj pacientit dhe do të fitoni falenderimet e tij të përjetshme"- ishte mesazhi që përmbyllës i këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm për të gjithë studentët e Universitetit Barleti.
