Universiteti Barleti merr pjesë në konkursin ndërkombëtar EUmies Awards - Young Talent 2023.
Departamenti i Arkitekturës dhe Dizajnit, pranë Universitetit Barleti do të marrë pjesë në konkursin EUmies Awards - Young Talent 2023 me punimet e diplomës së dy ish studentëve të Arkitekturës. Kategoria Young Talent synon të mbështesë talentin e Arkitektëve, Urbanistëve dhe Arkitektëve të Peizazhit të sapodiplomuar, të cilët do të jenë përgjegjës për transformimin e mjedisit tonë në të ardhmen.
Ky konkurs mbledh talente të rinj nga e gjithë Europa të cilët kanë diploma master kualifikuese në arkitekturë, arkitekturë peizazhi dhe planifikim urban dhe përpiqet të afrojë sferat akademike dhe profesionale.
Shpallja e ceremonisë së fituesve dhe çmimeve do të mbahet në Qershor në Venecia, në kuadër të La Biennale di Venezia.
I urojmë suksese dhe fitore dy arkitektëve Barletas të sapodiplomuar!