Universiteti Barleti ka fituar kupën e Shqipërisë 2015, kundër ekipit të Tiranës ditën e enjte, datë 5 Shkurt 2015.
Një sukses i merituar i ekipit të Barletit, i cili ka realizuar një ndeshje të bukur e të mbushur me emocione. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit Asllan Rusi, në kryeqytet.
Kjo finale është ndjekur nga një numër shikuesish, tifozë të dy skuadrave kundërshtare. Kështu vajzat tona po bëhen të paarritshme, duke mos i ndalur asgjë. Në bllok ka dalë fituese Nezaj e Tuci të Barleti Volejit, të cilat ka qenë në formë të mirë. Ky element ka qenë me i suksesshmi në këtë ndeshje. Në sulm janë dalluar Braho, Nezaj, dhe Bici, pa harruar organizatoren Harxhi e cila ka qene në një forme të mire.
Trajneri Hasan Gurabardhi u shpreh i entuziazmuar për këtë ndeshje por edhe që ekipi nuk duhet të bëhet euforik, sepse kemi edhe shume ndeshje para. Kështu, një tjetër sukses i vajzave tona, të cilat deri tani nuk njohin humbje.