Fakulteti i Shkencave Mjekësore pranë Universitetit “Barleti” organizoi sot një workshop me temën “Rëndësia e organizimit të një fishe elektronike për chekcup të popullsisë” me lektor Dr. Edmond Trako. Të ftuar ishin maturantë të gjimnazit “Qemal Stafa”, të cilët kanë interes që në të ardhmen të studiojnë në një nga degët mjekësore. Maturantët u ftuan të prezantojnë idetë e tyre për organizimin e një fishe elektronike për chekcup – in.