U zhvillua me sukses midis datave 1 dhe 8 korrik 2010 Shkolla ndërkombëtare e verës. Dr. Reis Mulita, drejtues i programit te Shkolles se Veres, ne ceremonine e dorezimit te Certifikatave ne perfundim te shkolles theksoi:
“Synojme ta shndrrojme UB ne promoter te zhvillimit te qendrueshem ne vend dhe ne rajon. Do te punojme qe Zhvillimi i Qendruehsem te jete artikulimi I cdo program politike e Qeverises ne nivel kombetar e vendor, pse jo edhe ne nivel rajonal. Shkolla e veres qe sapo perfundoi se bashku me nje cikel veprimtarsh gjate vitit akademik ne bashkepunim me aktore qeverises vendore dhe studente te programit master, jane konkretizim I ketij synimi. Ndersa hapja e nje programi te Masterit Shkencor te perbashket me Universitetin e Udines, do te konsolidoje nga ana akademike nismen e UB per krijimin e nje “Aleance per Koalicion te Zhvillimit te Qendrueshem” ne dimensione pertej kufijve te vendit tone”.
Njezete e pese studente pjesemarres ne programin e Shkolles Nderkombetare te Veres, tashme ne pasurine e tyre intelektuale e shkencore kane 7 kredite akadmike ECCT, si edhe nje Certifikate te Perbashket te CEI dhe UB. Cka eshte edhe me e rendesishme ata tashme kane perfituar njohuri shume te mira mbi zhvillimin e qendrueshem si edhe krijuan nje rrjet kolegesh dhe bashkepuneoresh pertej kufijve te Shqiperise, sa shkencor aq edhe vellazeror. Pothuajese te gjithe studentet pjesemarres ne program ishin shqiptare nga trojet jashte Shqiperise.
Shkolla nderkombetare e Veres ofroi nje risi ekstrakurrikulare ne veprimtarine akademike e shkencore, ne nivel kombetar. Modulet e programi te shkolles permbanin njohuri dhe eksperienca mbi Ekonomine dhe Shoqeine, Energjine dhe Mjedisin, ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatik, si edhe legjislacioni nderkombetar dhe ai i EU per zhvillimin e qendrueshem.
Njohurite mbi keto module u percollen nga lektoret me kurrikul te pasur akademike e shkencore te ardhur nga Universitetet e Udines dhe Triestes, sikunder ishin Prof. Francesco Marangon, Ezio Benedetti dhe Stefania Troiano, eksperte eksponente te Bankes Boterore, Greta Minxhozi dhe Evis Sulku, Drejtoresha e UNDP ne Tirane Gulden Cosslett, eksperte te USAID David Smith ; si edhe akademike qeverises aktualisht anetare te kabinetit qeveritar, Dr. Taulant Bino dhe Prof. Dr. Tokli Thomai. Ishin edhe eksperte akademike te zhvillimeve rajoanle , Prof. Dr. Jonuz Abdullai Proff. Ass. Ylber Sela, etc.
Programi i shkolles se veres krijoi nje partneritet shume te natyrshem dhe te qendrueshem dhe rrjet per nisma t tjera te ardheshme bashkepunimi. Ky rrjet do te nis ne Adriatikun Verior ne Rajonin e „Friuli Venezi Giulia‘ te Italise nje model i vertete i zhvillimit te Qednrueshem duke mare udhe ne rajon. Natyrshem synojme qe Shqiperine dhe UB ta vendosim ne qender te ketij rrjeti . Konferenca nderkombetare qe u zhvillua si pjese e programit te shkolles nen logon „ A mundet qe Shqiperia te shndrrohet ne model rajonal e zhvillimit te Qendruehsem“ i sherbeu me se miri ketij qellimi , duke edhe e lancuar nismen e Aleances per Zhvillim te Qendrueshem“
Shkolla nderkombater e Veres ishte nje hap i ndermjetem i konkretizimit te hapjes se programit master mbi zhvillimin e qendrueshem prane UB. Ai eshte titulluar
“ Qeverisja dhe Zhvillimi i Qendrueshem”. Ajo cka eshte me e rendesishme ne kete pike konsiston ne faktin se Masteri I Shkencave ( 120 kredite), ne fjale do te jete I perbashket me Universitetin e Udines. Jo rastesisht lektoret e shkolles se vers ishin te ardhura nga dy universitete me shume emer te mire ne Itali, sikunder jane ato te Trieste dhe Udines. Eshte neneshkruar Marreveshja e Bashkepunimit midis dy Universiteteve, nderkohe qe modalitetet teknike mbeten te percaktohen ne vijim.