
Akademia e Ekonomistëve të Rinj: një nismë e Departamentit të Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës në Universitetin “Barleti” për mirë-edukim dhe rritje profesionale të të rinjve dhe maturanteve ka si qëllim t’i njohë maturantët me dijet dhe praktikat me të fundit të ekonomisë
sot në Shqiperi dhe më gjerë, POR JO VETËM.
Ekspertët tanë do t’ju trajnojnë mbi lëndën e Ekonomisë dhe orientojnë mbi provimet e maturës shtetërore ndër vite.
Gjithashtu studentët tanë janë të gatshëm të ndajnë me ju eksperiencën e tyre në maturën shtetërore.
Kush do të pranohet në akademi?
- Maturantët të cilët synojnë të studiojnë ekonomi në të ardhmen
- Të rinjtë
- Studentët UniBA
- Profesionistët e rinj të ekonomisë
Tematika që do të trajtohet në akademi dt. 15 Mars 2023 është: "Edukimi Financiar si një investim për të ardhmen"
Njohuritë e përfituara do t’ju vijnë në ndihmë:
• në jetën tuaj si konsumator,
• në planifikimin e suksesshëm të financave tuaja,
• në administrimin e mirë të të ardhurave,
• në marrëdhëniet tuaja të ardhshme me bankat dhe institucionet e tjera financiare,
• në karrierën universitare,
• në përmbushjen e objektivave tuaj afatgjatë.
