
E shtuna mblodhi sërisht maturantë në bootcamp më të famshëm në Tiranë, Holly Factory. Grupe maturantësh me dëshirën, motivin dhe kreativiteti për të zhvilluar idetë e tyre të biznesit u bënë bashkë në një fundjave dedikuar sipërmarrjes dhe inovacionit.
Trajnime, lojra, diskutime, konkurrime, ballafaqim ideshë dhe qëndrimesh, ishin disa nga pikat kryesore të bootcamp.
Një grup energjik maturantësh ndanë me ne idetë e tyre të biznesit, ide që vinin nga fusha e teknologjisë, fashion, agro etj.
Ky Bootcamp zhvillohet nga Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës dhe Klubit të Sipërmarrjes dhe Inovacionit.
Nëse ke dëshirë dhe ti të jesh pjesë e Holly Factory Bootcamp, na kontakto tani!
