Urime, të diplomuar!
Më 29 Mars 2023, në Universitetin "Barleti" u zhvillua ceremonia e rradhës e diplomimit të studentëve. Veprimtaria u organizua në mjediset e kampusit qendror të UniBa-së, me pjesëmarrjen e stafit akademik, anëtarëve të Senatit, miqve dhe të afërmëve të studentëve të diplomuar.
"Ju keni punuar shumë dhe keni kapërcyer sfidat për të arritur këtë çast të rëndësishëm. Suksesi sapo ka filluar" - I ftuari i nderit Z. Taulant Stërmasi
Zv Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Artan Shytaj, duke i përgëzuar studentët, theksoi se arritja e tyre tashmë është shndërruar në vlerë edhe për institucionin, se kjo i bënte të gjithë ata pjesë të krenarisë profesionale dhe njerëzore të UniBa. Ai e përfundoi fjalën e tij me urimet më të sinqerta për të ardhmen e tyre profesionale.
Më pas vijoi shpërndarja e diplomave dhe përshëndetjet e të porsadiplomuarve. Në emër të studentëve përshëndeti zonjusha Irisi Asa.
Të ftuar nga Zv. Rektori të porsadiplomuarit në mes të entuziasmit dhe gëzimit hodhën lart kapelet, një traditë e bukur kjo tashmë edhe për Universitetin tonë.
Studentët u diplomuan në programet:
"Bachelor" në "Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente"
"Bachelor" në "Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun"
"Master i Shkencave" në "Psikologji Shkollore dhe Zhvillimi"
"Master Profesional" në "Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte"
Suksese në rrugën e gjatë të jetës, në çdo përpjekje dhe iniciativë të ardhshme, të gjithë të diplomuarve nga Universiteti ynë!