Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Guidave Turistike, Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit në Universitetin Barleti, organizoi tryezën e rrumbullaktët me tematikë “Profesioni i udhërrëfyesit turistik, mundësitë dhe sfidat në tregun e punës”. Në takim ishin të pranishëm Prof.Dr. Artan Shyti, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit, z.Kliton Gërxhani, Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turopratorëve dhe Agjensive Turstike (ATOA), znj.Ardiola Alikaj, Kryetare e Shoqatës Kombëtare të Guidave Turistike, z. Vladimir Dedndreaj, administrator i Albania Adventure, z.Arben Bacaj, Këshilltar i GIZ për programin e “Zhvillimit të Qëndrueshëm Rural”, guida turistike të licensuara të sukseshme në treg, stafi akademik i DTMR, studentë, etj. Në takim u diskutua mbi rëndësinë e profesionit të guidave turistike, kërkesat e tregut të punës për guida profesionale, përmirësimiet e mundshme në kurrikulat e pregatitjes së guidave cilësore, ndërgjegjësimi i të rinjëve mbi mundësitë që ofron tregu për guida turistike, etj. Aktiviteti rezultoi mjaft i frytshëm mes eskpertësh dhe profesionistësh të fushës.