
Sezoni i provimeve erdhi dhe studentët duhet të mbyllin të gjitha detyrimet e lëndës.
Studentët e vitit të 3-të në programin Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun, sot prezantuan dhe dorëzuan detyrën e kursit në lëndën Menaxhimi i Logjistikës dhe Zinxhirit të Furnizimit.
Punimet e prezantuara trajtonin konceptimin dhe zhvillimin e kanalit të marketingut me të gjitha hallkat përbërëse të tij për produkte si: ZARA, produkte farmaceutike NOVARTIS, JAPAN TOBACCO, Uji SELITA, produktet e qumështit ALPSKO, etj.
Studentët ndoqën me interes prezantimet e kolegëve që u zhvilluan në ambientet interaktive të klasave në UniBa.
Udhëhequr nga Koordinator i CityLab, MSc. Arben Burda.
