Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit në kuadër të lëndës “Parimet e Menaxhimit të Eventeve”, organizuan workshop-in "Rezervim, Planifikim dhe Menaxhim Eventi" në agjencinë e eventeve “Delice Weddings and Events”
Z. Endri Plaku, General Manager paraqiti para studentëve rreth trendit dhe mënyrave se si rezervohet, organizohet dhe menaxhohet një event.
Barletasit kishin mundësinë të ndiqnin disa këshilla nga sipërmarrës të rinj, por të suksesshëm në Industrinë e Eventeve, duke u njohur më nga afër me punën dhe kuriozitete rreth kësaj industrie.