
Departamenti i industrive kreative në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative, pranë Universitetit Barleti shpall vendin e lirë për pozicionin DIZAJNER Multimedia
Departamenti i Industrive Kreative po kërkon individë të talentuar që t’i bashkohen ekipit tonë kreativ dhe inovativ. Pozicioni në fjalë do i’u mundësojë të bëheni pjesë e një ekipi ndërdisiplinor dhe të motivuar drejt arritjes së ekselencës në fushën e dizajnit dhe komunikimit vizual.
Vendndodhja: Universiteti Barleti, Rruga Frang Bardhi, Selitë, Tiranë, Shqipëri
Çfarë kërkojmë?
- Zhvillim, modifikim dhe mirëmbajtje të grafikës së brand-it të institucionit
- Zhvillim dhe përmirësim të udhëzimeve zë brand-it të institucionit
- Zhvillimi dhe krijimi i koncepteve
- Prodhim materiali me përmbajtje inovative dhe cilësore për marketimin e institucionit (broshura, reklama, banera etj)
- Punë të koordinuar në bashkëpunim me zyrën e marketimit me qëllim krijimin e një standardi estetik cilësor dhe në përmirësim të vazhdueshëm në të gjitha platformat online të institucionit
- Krijimi i grafikave të reja dhe tërheqëse
- Mundësi për eksperienca të ndryshme formimi dhe bashkëpunimi me profesionistë vendas dhe të huaj, duke i’u ndihmuar në rritjen tuaj profesionale
Cilat janë aftësitë dhe eksperienca e kërkuara?
- Diplomë Bachelor në Dizajn Grafik, Art & Design dhe/ose fusha të ngjashme(Master Shkencor në fusha të lidhura përbëjnë plus)
- Njohuri shumë të mira në dizajn grafik si dhe në brandim
- Njohuri shumë të mira të paketës Adobe (Photoshop, Illustrator, InDesign)
- Preferohet që kandidatët të paraqesin një portfolio punimesh kryesisht të fokusuar nga brandimi deri tek dizajni logove, dizajni i koncepteve, postera etj.
- Njohja e gjuhës Angleze (Gjuhë të tjera të huaja përbëjnë plus)
- Aftësi për të punuar në ekipe ndërdisiplinore të përbërë nga staf vendas dhe të huaj me frymë të lartë bashkëpunimi
- Njohuri të mira të paketës MS Office
- Interes për të punuar në një mjedis aplikativ dhe akademik
- Njohuri të proceseve të printimit
- Di të përdori aparatin Fotografik për Foto / Video për përdorim në rrjete sociale
- Motion Design
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV e tyre, porfolio punimesh të zgjedhura (jo me shume se 15mb) në adresën e email: [email protected]
