Në kuadër të lëndës “Histori e zhvillimit të Sportit”, u mbajt leksioni i hapur me temë “Historia e përballjeve Shqipëri – Gjermani në ndeshjet e futbollit”.
I ftuar ishte Z.Uvil Zaimi, gazetar dhe publicist sportiv i mirënjohur, i cili diskutoi me studentet historikun e përballjeve në fushën e futbollin me një nga skuadrat me të mëdha botërore, gjithashtu gjate këtij leksioni patën mundësi të shihnin zhvillimin e futbollit shqiptar nga vitet 1945 deri në ditët e sotme.
Në përfundim të leksionit pati një sesion pyetje përgjigje nga studentët që ishin të pranishëm në auditor.
Organizoi Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve, moderuar nga Shefi i Departamentit Dr. Artan Pogoni dhe pedagogia e lëndës MSc. Irena Resuli.