Universiteti Barleti në bashkëpunim me Institutin Adriapol organizuan një tryezë të rrumbullakët me temë: “Promovimi dhe Mbështetja e sipërmarrjes rinore: Përfitimet dhe Programet” ku me pjesëmarrjen e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe sipërmarrës kanë diskutuar mbi rëndësinë dhe përfitimet nga veprimtaritë e sipërmarrjeve si dhe mbi programet e ardhshme që kanë për qëllim të mbështesin dhe promovojnë sipërmarrjen dhe SME-të.
Qëllimi i tryezës së rrumbullakët ishte nxjerrja në pah e aksioneve të nevojshme, për një qasje ndër-sektoriale për sipërmarrjen rinore dhe politikat mbështetëse. Përfaqësuesi i sipërmarrjes Rinor, Z. Idaver Sherifi (albeu.com) theksoi disa faktorë të rëndësishëm të sfidës ndërmarrësisë. Vetë Sipërmarrja është një kombinim i ideve të reja dhe një pune të vështirë, të adaptueshme për rrethanat që mbizotërojnë në shoqërinë tonë.