Më datë 26 Janar 2023, Departamenti i “Drejtësisë” organizoi aktivitetin “Courtroom Drama”, i cili u mbështët mbi fabulën e filmit “Fracture”. Studentët së bashku me pedagogë të Drejtësisë pasi ndoqën me vëmendje filmin, zhvilluan një seminar për të diskutuar mbi elemëntët e zhvillimit të një seancë gjyqësore në procesin penal.
Gjatë këtij diskutimi u vendos vëmendja kryesore tek mënyrat e marrjes së një prove, vlefshmëria e provave, si edhe ndryshimi mes 2 sistemeve kryesore të së drejtës: sistemi juridik romano-gjermanik (Civil Law) që zbatohet edhe në shtetin Shqiptar dhe sistemi anglo sakson (Comman Law), kryesisht i zbatuar në Angli, Sh.B.A, Australi etj.
Seminari nxiti shumë interes dhe interaktivitet diskutimesh mes pedagogëve dhe studentëve.
Ju mirëpresim në takimet e rradhës!