Në vijim të takimeve periodike “Alumni Talking Business”, ditën e sotme, datë 22.12.2022, Klubi i Sipërmarrësit Barleti, Klubi i Karrierës në bashkëpunim me Zyrën “Alumni dhe Karriera”, zhvilluan një takim nga ora 12.00 – 13.00, në Universitetin “Barleti”, pranë Ento Bar&Restaurant me Alumna sipërmarrëse znj. Irena Burimi.
Znj. Burimi është bashkëthemeluese e biznesit “Kolonat Albania” dhe ndau me studentët tanë të gjithë përvojën e saj si sipërmarrëse, sfidat, fillesat dhe ecurinë e një biznesi shumë vjeçar.
Znj. Burimi është diplomuar në Universitetin “Barleti”, në degën “Shkenca Politike” dhe erdhi në këtë takim për të ndarë me Barletasit e rinj që duan sipërmarrjen eksperiencën e një sipërmarrëseje të suksesshme, idetë novatore dhe shërbimet që sipërmarrja e saj ofron.
Takimi pati shumë interaktivitet, shumë pyetje dhe shkëmbim përvojash në punë, të gjitha për të frymëzuar Barletasit e rinj me dëshirë sipërmarrëse.
Ju mirëpresim në takimet e ardhshme!