
UNIVERSITETI BARLETI në bashkëpunim me IEREK, mbylli me sukses edicionin e tretë të Konferencës Ndërkombëtare mbi "Rigjenerimin dhe Qëndrueshmërinë Urbane (URS)"
Konferenca u mbajt më datat 13-14 Dhjetor 2022, në ambientet e universitetit Barleti nën kujdesin e stafit akademik të Departamentit të Arkitekturës dhe Dizajnit. Kjo konferencë mblodhi sëbashku, studiues, akademikë, arkitektë, urbanistë dhe profesionistë ndërkombëtarë të fushave të ndryshme për të diskutuar mbi tematika të rëndësishme mbi rigjenerimin urban dhe qëndrueshmërinë.
Kjo konferencë u organizua gjithashtu me mbështetjen e ambasadës Hollandeze, ambasadës Spanjolle dhe Bashkisë Tiranë. Konferenca u organizua në formë hibride, me prezencë fizike të pjesmarrësve dhe online.
Ceremonia hapëse nisi me përshëndetjen e mirëseardhjes nga organizatorët e Universitetit Barleti; pedagogët e fakultetit të Arkitekturës dhe Dizajnit, Dr. Vera Bushati, PhD. Etleva Dobjani, PhD.Gerdi Papa dhe PhD. Saimir Kristo, si dhe presidenti dhe CEO i Institutit IEREK Dr. Mourad Amer.
Përveç prezantimeve kërkimore nga specialistë dhe akademikë të fushës, në këtë konferencë shkencore ndërkombëtare, morën pjesë me leksione të hapura Z.Ivan Blasi, koordinator në Çmimin e Bashkimit Evropian Mies van der Rohe për Arkitekturën Bashkëkohore dhe Z. Reinier De Graaf, partner në studion e mirënjohur ndërkombëtare të arkitekturës OMA në Roterdam (Hollandë). Mbyllja e ceremonisë u përshëndet nga Kryetari i Bashkisë Z. Erion Veliaj, Ambasadori Hollandez në Shqipëri Z. Reinout VOS dhe Zv. dekani i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative Z. Saimir Kristo.
Kjo konferencë hibride arriti të sigurojë një forum për diskutim dhe prezantim të teorive shkencore dhe zgjidhjeve më të mira në prani të ekspertëve të respektuar të fushës. Kemi besimin se konferenca ishte efektive në përcjelljen e misionit të saj tek ekspertët nga një sërë disiplinash përkatëse në mënyrë që puna e tyre të ketë vlera novatore për rritjen e qyteteve dhe të çojë në disa përfundime vendimtare për zhvillimet e ardhshme në mbarëbotën.
