Në kuadër të Platformës ARIO, ditën e Enjte, datë 1 Dhjetor 2022, u zhvillua takimi i rradhës, ku i ftuar special ishte z. Michele Ribotta i cili është Country Representative i UN Women në Shqipëri.
Përgjatë bashkëbisedimit të tij me studentë dhe pedagogë të Universitetit Barleti, ai foli lidhur me punën e UN Women në Shqipëri, nismat dhe aktivitetet, si dhe mbi mundësitë që aktualisht UN Women ofron për aktivizimin e të rinjve në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.