
Në trajnimin e organizuar nga YHO (International Youth Health Organization) me tematikë "Shëndeti mendor tek të rinjtë" pjesëmarrëse në këtë trajnim ishte dhe pedagogia Dr. Olta Murataj, pjesë e stafit akademik të Universitetit “Barleti”.
Ky ishte një trajnim intensiv 3-ditor që bashkoi individë me profile të ndryshme si, punonjës socialë, studiues të rinj, anëtarë organizatash dhe ekspertë që advokojnë për të rinjtë në një tryezë të përbashkët për diskutime, trajnime interaktive, aktivitete dhe workshop-e lidhur me tematika të përcaktuara.
Përfitimet kryesore të të nxënit në këtë trajnim ishin: përcaktimi i simptomave më të zakonshme që përfshijnë çrregullimeve të shëndetit mendor tek të rinjtë; përcaktimi i saktë i terminologjisë, metodologjisë, dhe angazhimi i mediave sociale në fushën e shëndetit mendor; mënyra sesi të punojmë me të rinjtë me qëllim që të përballen me problematikat që mund të kenë me shëndetin mendor (ndihma e parë psikologjike, parandalimi i vetvrasjes, si t'i vijmë në ndihmë një personi që është duke luftuar me një problematikë specifike të shëndetit mendor); evidentimi i zhvillimeve të reja në fushën e shëndetit mendor për të rinjtë.
Në kuadër të ndërkombëtarizimit të bashkëpunimeve me institucione ndërkombëtare, angazhimi dhe mobiliteti i stafit padagogjik të universitetit është në fokus jo vetëm trajnimi i stafit dhe përditësimi i tyre me çeshtjet më të fundit akademike por, dhe përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies dhe përcjellja e këtyre njohurive tek studentët.
