Me 26 nëntor Klubi i Sipërmarrjes dhe Inovacionit zhvilloi Bootcamp me të rinj nga gjimnazi Gjergji Canco dhe Shkolla Teknike Ekonomike. Aktiviteti bëri bashkë një grup energjik të rinjsh të cilët diskutuan mbi idetë e tyre, u trajnuan dhe patën mundësinë e zhvillimit të prezantimeve për ide të ndryshme biznesi. Në Bootcamp u diskutuan tema mbi sipërmarrjen, planin e biznesit dhe motivimin në punë. Tema këto të cilat shfaqën interes tek pjesmarrësit.
Cikli i Bootcamp-eve vijon nëse dhe ti do të jesh pjesë e një super skuadre për të kaluar një të shtunë ndryshe, na shkruaj tani!