Ditën e Premte, datë 25.11.2022, ora 10:30, Klubi i Psikologëve, organizoi një aktivitet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave. Klubi përcolli temën e OKB-së në lidhje me fushatën sensibilizuese të këtij viti “Aktivizohu për t';i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”.
Gjatë takimit studentët u informuan nga e ftuara Marinela Muçobega, nga Strehëza për gra dhe vajza të dhunuara në lidhjë me shërbimet që strehëza ofronte, strukturat e tjera pjesë e sistemit të referimit të rasteve dhe gjithashtu profilin e grave dhe vajzave që marrin shërbime pranë strehëzës.
Ester Kola, anëtare e Klubit të Psikologëve bëri një prezantim sa informues në lidhje me format e ndryshme të shprehjes së dhunës ndaj grave dhe vajzave, edhe motivues për të ndërprerë ciklin e dhunës.