Ditën e martë, datë 22.11.2022, u zhvillua leksioni i hapur “Turizmi i Aventurës”. Të ftuar ishin kompania e turizmit të aventurës “Albania Adventure”.
Gjatë 2 orëve studentët e programeve të studimit Turizëm, Mikpritje dhe Rekreacioni si dhe studentët e Edukimit Fizik dhe Sporte u njohën me disa nga llojet e sporteve të cilat zhvillohen në Shqipëri si sportet malore: kanoe, kajak, ecjet dhe ngjitjet malore (alpinizmi), biçikletat malore dhe eksplorimi i shpellave; portet dimërore: ski; sportet ujore: rafting, peshkim, zhytjet nënujore etj.
Me interes të veçantë tek studentët ishte njohja me mjetet që përdoren për realizimin e sporteve të turizmit të aventurës.