Më datë 24.11.2022 Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës ftoi Autorin Bilal Kola i cili u prezantua me librin e tij udhërrëfyes: 12 MENTALITETE përballë studentëve dhe stafit UniBa. Autori synon të përmirësojë në mënyrë radikale cilesinë e jetës. Libri i ri i Z.Kola prezanton lexuesin shqiptar me një zhanër pioner për letrat shqipe në fushën e këshillimit, motivimit dhe vetëpërmirësimin, duke përcjellë një narrativë të organizuar në 4 pjesë, përkatësisht: Ripërtëritja Emocionale; Vetëdija në lidhje me vetëpërmirësimin; Ndërveprimi profesional, personal dhe social; si dhe Vetëpërmbushja në profesion dhe jetë sociale me anë të aktiviteteve që rezonjnë më talentin dhe pasionin e gjithësecilit.
Libri i ri i Bilal Kolës, përbëhet gjithsej nga 12 kapituj që trajtojnë një gamë të gjerë aspektesh si për shembull:
• promovimin e mënyrave dhe teknikave në funksion të jetuarit në të tashmen si p.sh. ushtrimin e hobbies, si dhe praktikimin e jogës dhe meditimit.
• pranimin e realitetit (pranimin emocionalisht dhe mendërisht e fenomenit të ndodhur sado i pakëndshëm qoftë ai fenomen) si një mekanizëm efikas në çlirimin e energjive negative dhe ri-vitalizimin e mendjes dhe trupit.
• konceptin e te falurit si një dhuratë që ja bëjmë vetes duke përjetuar lirinë e vërtetë të mendimit dhe veprimit.
• përjetimin e paqes së brendshme në përballjen e pashmangshme me sfidat dhe vështirësitë që na sjell jeta.
• mendjes se hapur si mekanizmin më efikas në lidhje më mësimin dhe vetëpërmisimin në çdo dimension të jetës.
• mosfiksimin ndaj njerëzve dhe gjërave si çelësin e përmirësimit dhe mirëmbajtjes së gjendjes emocionale dhe përjetimin e ekuanimitetit.
• ridimensionimin e krahasimit social duke kultivuar dhe praktikuar krahasimin motivues dhe frymëzues në funksion të shndërrimit në versionin më të mirë të mundshëm të vetes.
• inteligjencen emocionale dhe sociale si gurëthemelin e suksesit në biznes, profesion dhe jetë sociale.
• mirësinë dhe modestinë si mekazmin më të rëndësishëm në funksion të ndërveprimit të suksesshëm në biznes, profesion dhe jetë sociale.
• kultivimin dhe praktikimin e vlerësimit dhe falenderimit për gjithçka, duke mos marrë për të mirëqenë gjërat që kemi në jetë, si mekanizmin më të rëndësishëm
të vetëpërmbushjes së brendshme.
• dështimin e pashmgshëm që përjetojmë në jetë dhe mësimin nga pësimet në funksion të ringritjes në biznes, profesion dhe jetën përsonale; si dhe
• vetëaktualizimin ne biznes, karrierë dhe jetë sociale duke bërë në jetë gjërat që rezonojnë me talentin dhe pasionet e gjithësecilit.
Përgjatë karrierës se tij rreth 25 vjecare, Avokat Bilal Kola ka punuar per institucione dhe korporata të rëndësishme në Shqipëri dhe jashtë si dhe ka dhënë leksione në Shqiperi e jashtë. Ai gjithashtu ka mbrojtur dhe perfaqësuar interesat e shtresës se ish të përndjekurve politikë. Z. Kola, megjithëse nga ana vokacioni dhe profesioni është një racionalist dhe procedurialist, i paraqet lexuesit në këtë libër një anë tjetër të dimensionit njerëzor: vetëeksplorimin me mendje të hapur për të bërë në jetë gjëra përtej konvencionales. Kjo në funksion të vetëpërmirësimit dhe vetëaktualizimit në tre dimensionet e jetës – atë profesional, personal dhe social.
Falenderojmë autorin për eksperiencën që ndau me Barletasit.
Ky aktivitet u organizua nga Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës