Klubi Ligj dhe Qeverisje në bashkëpunim me Junior Achievement of Albania, në kuadër të programit “Debating Economics”, zhvilloi trajnimin e parë për studentët.
Ky program ka si qëllim zhvillimin e aftësive debatuese të studentëve, nxitjen e mendimit kritik dhe të aftësive të tyre analizuese, zhvillimin e aftësive të të folurit në publik, si dhe nxitjen e vlerave demokratike.
Si pjesë e këtij programi, studentët do të përfshihen në një cikël trajnimesh, si dhe në kompeticione debati mes Universiteteve brenda vendit. Klubet më të mira do të përfshihen edhe në kompeticione debati jashtë vendit.