Klubi i Sipërmarrjes dhe Inovacionit zhvilloi Bootcamp me të rinj nga gjimnazi Qemal Stafa, Aleks Buda, Irfan Ngjeqari dhe Shkolla Teknike Ekonomike. Një aktivitet ku të rinjtë u trajnuan dhe mentoruan sesi të zhvillonin idetë e tyre të biznesit në plane konkrete biznesi.
Pëvec trajnimeve të zhvilluara gjatë Bootcamp, të rinjtë zhvilluan dhe një sërë lojrash dhe aktivitetesh praktike për të jetësuar dhe kuptuar konktekste, zhvilluar aftësi të reja dhe përmirësuar komunikimin, prezantimin dhe të folurin në publik.