
Ditën e sotme, në datë 17.11.2022, Klubi i Psikologëve organizoi një takim për të hartuar planin vjetor të aktiviteteve për vitin akademik 2022-2023. Gjatë takimit studentët shkëmbyen ide dhe mendime për aktivitetet që do të zhvillohen në përputhje me misionin e klubit.
Gjithashtu u realizua dhe një aktivitet për të krijuar një përvojë të bukur të të qënurit pjesë e klubit, për të njohur më mirë njëri-tjetrin dhe për të nxitur një frymë pune në grup dhe bashkëpunimi.
