
Ja çfarë thonë studentët për eksperiencën e tyre në Universitetet Evropiane.
"Turizmi në pamje të parë duket si një degë jo shumë e vështirë, në të nuk ka numra, kimi, apo gramatikë…në Turizëm ka jetë ajo çfarë përfiton të mësosh është një ekperiencë e bukur, një kënaqësi që mbetet shumë gjatë në memorien tënde, sidomos kur je studente, por mbi të gjitha dhe një individ që kërkon të zbulosh më shumë nga bota.
Në vitin e parë u nisa me moton "Turizmi për mua nuk është vetëm pasion i imi, por profesion, në Barlet do e kem”.
Dhe po…ndodhem në vit të fundit bachelor dhe ajo çfarë gjeta në Barlet ishte përtej asaj që prisja. Mundësia për të studiuar atë çfarë unë dëshiroja më shumë u zgjerua në një rrugëtim të ri dhe sfidë të re “Universiteti Cordoba“ Spanjë.
Sot që po shkruaj jam në hapat e parë të rrugëtimit tim së bashku me shokun tim të klasës Irgen Leka ku falë UniBarletit eksperienca ime në Erasmus është ndër zgjedhjet më të bukura, për të studiuar më shumë, për të eksploruar vende të reja, për të mësuar kultura e tradita të reja, për të njohur miq në mbarë botën…jo vetëm që po më ndihmon mua si një studente për ta dashuruar më shumë profesionin e së ardhmes, por mbi të gjitha po më zhvillon si një individ më i mirë, ku në memorien time do të mbesin kujtime afatgjata, kaq të bukura. Faleminderit Universitetit Barleti!"
Çeleste Çerpja, studente e programit të studimit "Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente"
Unë jam Adrian Gjonaj student i Psikologjisë, viti 3
Falë bashkëpunimit të Universitetit Barleti me Universitetin e South Bohemia kam mundësinë të jem student ndërkombëtar falë programit Erasmus+ dhe të eksperimentoj magjinë e studimit në Europë.
Ky transferim më ka ndihmuar të njihem me jetën europiane, të shkëmbej kultura dhe eksperienca me studentë nga e gjithë bota, pa përmendur argëtimin e pafund që një student i Erasmus bën këtu. Unë sugjeroj që të gjithë të marrin pjesë në Erasmus, që të rrisin aftësitë dhe kompetencat e tyre edhe në spektrin internacional.
Unë jam Jona Hysaj, studente e Master Shkencor Konatbilitet
Përmes kësaj mundësie që më është ofruar nga Universiteti, kam takuar shumë njerëz të rinj dhe krijuar njohje të reja. Këtë shkëmbim në University of Szczecin nuk e konsideroj thjesht një përvojë akademike, por një mundësi për të studiuar në një vend tjetër duke përjetuar kulturën e tyre, duke takuar njerëz të rinj dhe duke zgjeruar perspektivat kulturore. Çdo ditë është një aventurë e re.
