“Universiteti Barleti” dhe Università degli Studi di Genova nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi akademik. Kjo marrëveshje ka si qëllim organizimin e programeve të përbashkëta studimi, shkëmbimin e pedagogeve, studentëve dhe personelit administrativ, fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor dhe në fusha të tjera me interes për të dy institucionet.