
Klubi i Librit dhe Medias, është më shumë se thjesht një shans për të lexuar një libër të mire, është mundësia për t'u lidhur me njerëz të tjerë që ndajnë dashurinë tuaj për leximin. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për stimulim intelektual apo ndërveprim social, bashkimi në një klub librash është një mënyrë e shkëlqyer për të pasuruar jetën tuaj. Studentët e fushave të ndryshme si arkitekturë, shkenca kompjuterike, farmaci, infermieri, drejtësi, marketing, sporte që janë bashkuar këtij klubi, e dinë mirë këtë.
Në takimin e parë për këtë vit akademik studentët zgjodhën koordinatorët e klubit, te cilët si rol kryesor kanë koordinimin mes studentëve, koordinimin e aktiviteteve si dhe shpërndarjet e njoftimeve. Po ashtu, studentët hodhën ide mbi aktivitetet që mund të organizojë klubi dhe u përcaktua një plan paraprak mbi librat që mund të marrim në diskutim, autorët shqiptarë që mund të kemi të ftuar, mbi konkursin letrar që mendohet dhe vizitat e studentëve në radio.
Takimi i parë, është menduar diskutimi rreth një autori, librat e të cilit trondisin thellësisht njeriun. Më shumë do zbulohet në ditët në vijim.
“Shumë libra janë si një çelës për dhomat e panjohura brenda kështjellës së vetvetes” (F.Kafka)
