
Studentë të profileve, menaxhim, financë, kontabilitet, arkitekturë, teknologji informacioni dhe drejtësi u bënë bashkë në Klubin e Sipërmarrjes.
Klub i Sipërmarrjes zhvilloi takimin për përcaktimin e axhendës së aktiviteteve për vitin akademik 2022- 2023. Në takim u prezantuan studentë të vitit të parë të cilët u bënë pjesë e Klubit të Sipërmarrjes duke prezantuar idetë e tyre rreth aktiviteteve të cilat do të zhvillohen.
Në takim u zgjodhën dhe kordinatorët e grupit të cilët do të jenë organizatorë të aktiviteteve të shumta që do të zhvillohen pranë sipërmarrjeve, bootcamps, kompeticione debati etj.
