
Të dashur studentë Barletas,
Patëm kënaqësinë t'ju mirëpresim sot në Universitetin Barleti, ku energjia dhe emocioni juaj pasurojnë jetën tonë të gjallë në kampus.
Ne mezi presim të mësojmë, eksplorojmë dhe rritemi së bashku.
Në UniBa ju jeni pjesë e një komuniteti të fortë që vlerëson Meritokracinë, Diversitetin Akademik, Bashkëpunimin, Integritetin, Përgjegjësinë Qytetare, Lidershipin dhe Përulësinë.
Me një kulturë të kuriozitetit, të menduarit kritik dhe bashkëpunimit në kampus, ju keni mundësinë të merrni pjesë në kërkime dhe do të keni mundësi krijuese me fakultetet tona të klasit Evropian, dhe ne nga ana tjetër kemi mundësinë të fitojmë njohuri dhe perspektiva të reja nga JU, kureshtarët tanë dhe studentët e jashtëzakonshëm.
