Në garën që do të zhvillohet në datën 17 Janar 2015, ora 10:00, në kuadrin e projektit "Gjyqi imitues për të drejtat e njeriut, sipas modelit të Gjykatës së Strasburgut", skuadra e “Universiteti Barleti” është finaliste.
Rruga deri këtu nuk ishte aspak e lehtë, duke patur parasysh se konkurrente ishin 24 fakultete të drejtësisë nga universitetet publike dhe private. Skuadra e “Barletit”, e përbërë nga pesë studentë dhe e drejtuar nga pedagoge Elona Bano, do të jetë përballë skuadrës së Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit Publik të Tiranës.
Gara do të zhvillohet në formën e një seance gjyqësore, në Sallën e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Janë të ftuar dhe të mirëpritur të gjithë për të mbështetur skuadrën juridiko-barletase.