
Universiteti “Barleti” realizoi masterclass-in e parë mbi printimin 3D, një teknologji revolucionare që po përhapet gjithmonë e më shumë në përditshmërinë tonë.
Në këtë masterclass u prezantuan tek pjesëmarrësit ( të fushave të ndryshme të interesit ) një përmbledhje e historikut zhvillues mbi procesin e printimit 3D-nga gjeneza dhe deri në ditët e sotme.
Pjesëmarrësit mundën të modelojnë objekte abstrakte 3D ( me anë të programit Rhino, të asistuar në këtë masterclass ), të cilat u përdorën si aset I dokumentimit dhe demonstrimit të mëtejshëm në printerat 3D, pranë hapësirës sonë kreative “Creative Maker Space”.
Në vijim, këto produkte, së bashku me të tjera forma apo vizualizime të mëtejshme, do të jenë pjesë e ekspozitës me të njejtën tematikë; ku të gjithë pjesëmarrësit do të mund të prezantohen me punimet e realizuara gjatë takimeve në vijim.
Kjo klasë është e lirë për këdo dhe ju mund të jeni pjesë e skuadrës, edhe nëse nuk keni mundur të jeni pjesë më parë.
