Studentët e Klubit të Artit dhe Kulturës së bashku me Ansamblin e Durrësit përfaqësuan Shqipërinë në Festivalin Botëror të Folklorit në Gjermani.
Për 4 ditë studentët e programeve të ndryshme të studimit, nën shoqërimin e orkestrës së ansamblit performuan mes 30 shteteve nga e gjithë bota si Meksika, Ukraina, Spanja, Italia, Hollanda, Polonia, India, Bullgaria, Serbia, Turqia, Gjergjia etj, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë me folklorin e pasur nga veriu në jug, lindje e perëndim.
I urojmë suksese artistëve Barletas në aktivitetet e ardhshme!