Me iniciativën e Departamentit i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës, Universiteti Barleti nisi një bashkëpunim me Dhomen Ekonomike të Gruas në Shqipëri.
Bashkëpunimi bazuar në vlera të përbashkëta dhe në promovimin e profesionalizmit, meritokracisë, dhe barazisë së shanseve, shtrihet në fusha të ndryshme.
Bashkëpunimi në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare është një ndër shtyllat e marrëveshjes, aktivitetet e përbashkëta dhe konferencat tematike është një shtyllë tjetër.
Dhoma Ekonomike e Gruas në Shqipëri do bëjë të mundur edhe zhvillimin e praktikave studentore në fusha të ndryshme nëpërmjet rrjetit të sipërmarrjeve.
Kjo është një mundësi cilesisht e çmuar për sa i përket profesionalizimit të studentëve, integrimin e tyre në tregun e punës dhe punësimin cilësor të tyre - shprehet Dr. Rezart Prifti.