Nga Universiteti “Barleti”, treg i hapur për punësim në të gjithë botën!
Shumë nga të diplomuarit (Alumni) të "UniBa", tashmë janë të punësuar brenda profilit të tyre të diplomimit në "Barlet", në mbarë botën.
Ja vlen të përmendim tre nga studentët tanë Alumni të programit studimor Financë-Kontabilitet, që kanë vazhduar studimet e thelluara në nivelin Master jashtë vëndit si më poshtë:
1. Xheni Karemani – Swiss School of Economics (Verbier Zvicer) Business Administration
2. Sofia Qesaraka – Swiss School of Economics (Verbier Zvicer) Business Administration
3. Enxhi Shakaj – Athens University of Economic and Business, Greece.
Gjithashtu, Alumni Franko Hysaj, diplomuar në UniBa në programin Informatikë e Aplikuar (BA) nga Universiteti "Barleti" është punësuar direkt në USA.
Franko shprehet si më poshtë:
“Universiteti "Barleti" ishte një nga mbështetësit kryesorë që rrugëtimi im në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ishtë i suksesshëm. Falë eksperincës që kam marrë në këtë universitet dhe falë njohurive që pedagogët e UniBa më dhanë, rrugëtimi im në Sh.B.A ishte më i lehtë duke qënë i aftë të gjeja punë në profesionin tim. Faleminderit Universiteti "Barleti" per njohuritë dhe eksperiencen që me ke dhënë!"
Studio në Barlet dhe punësohu në mbarë botën!
Best Alumni Network
Alumni Barleti