Në kuadër të programit Erasmus Staff Mobility Universiteti i Sakarya-s në Turqi mirëpriti stafin akademik dhe administrativ të Universitetit "Barleti" gjatë datave 25.07.2022 - 29.07.2022.
Në kuadër të këtij programi u mbajtën dy leksione nga pedagogët Dr. Olta Murataj me temë “Efektet e lëvizjes demografike: sfondi familjar, modelet dhe ndryshimet. Rimendimi i modelit të martesës”, dhe MP. Amir Mohammad Esmaeilakhtar me temë “Sipërmarrja digjitale dhe roli i qeverisë në mbështetjen e saj”, për studentët dhe stafin e Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Sakarya-s.
Gjithashtu në kuadër të këtij programi u zhvilluan trajnime për stafin administrativ Msc. Grejsa Dushku, Përgjegjëse e Zyrës së Karrierës dhe Alumnit, dhe Msc. Marsela Behari, Asistente e Zyrës së Rektorit pranë Universitetit Barleti.
Gjatë ditëve të qëndrimit, antarët e stafit, u shoqëruan nga studiuesi Ensar Kıvarak, pjesë e Departamentit të Shkencave Politike, i cili i shoqëroi gjatë ditëve të qëndrimit në këtë Univeritet. Gjatë kësaj vizite, ata u pritën nga zyra e Erasmusit të Universitetit të Sakarya-s, përkatësisht nga Rümeysa Kiracı, Përgjegjëse për Pritjen e Stafit/studentëve, si dhe Prof. Çisem Bektur, Kordinatore pranë kësaj zyre.
Krahas aktiviteteve të mësipërme u zhvillua një takim miqësor me përgjegjësin e Departamentit të Shkencave Politike Prof.Dr. Ferruh Tuzcuoğlu, me koordinatorin e këtij departamenti Prof.Dr. Özer Köseoğlu dhe antarin e departamentit Prof.Dr. Köksal Şahin, ku u diskutua rreth çeshtjeve të Ballkanit nga pikëpamja akademike lidhur me historinë dhe politikën.
Gjithashtu, u zhvillua një takim me Përgjegjësen e Bibliotekës së Universitetit të Sakarya-s znj. Zeliha Köksal, dhe u vizituan ambjentet e bibliotekës nën shoqërinë e z. Tacettin Akdere. Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes bibliotekave të dy universiteteve, gjë që u mirëprit nga të dy palët.
Një tjetër takim i frytshëm ishte në Qendrën Kërkimore të Diasporës drejtuar nga Prof.Dr. Bünyamin Bezci, ku u realizua një tryezë diskutimi akademike mes drejtuesit të kësaj qëndre dhe Dr. Orkhan Valiyev. Në këtë tryezë, u diskutuan çeshtje kulturore dhe sociologjike lidhur me Ballkanin, kryesisht me Shqipërinë dhe Turqinë. Stafi i kësaj qendre i dhuroi bibliotekës së Universitetit Barleti disa nga botimet e tyre studimore.
Një tjetër pikë me rëndësi gjatë kësaj vizite ishte ftesa e Departamentit të Shkencave Politike që ju bë pedagoges Dr. Olta Murataj si përfaqësuese e Universitetit Barleti dhe studiuese në Shkencat Shoqërore, për të qënë pjesë e bordit editorial në revistën shkencore të këtij Departamenti.
Në fund të këtij programi u zhvilluan vizita në fakultetet të tjera si, Fakulteti i Drejtësisë, Shkolla e Biznesit, Fakulteti i Shkencave Shoqërore ku janë bërë dhe prezantimet e strukturave akademike, kërkimore dhe strukturat mbështetëse për trajnime dhe mbështetjen e sipërmarrjeve pranë Universitetit Barleti.