Gjatë kësaj jave, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu, Zv. Rektori për Kërkim në Universitetin Barleti vizitoi Universitetin Sakarya dhe Universitetin e Shkencave të Aplikuara Sakarya, në Turqi. Përveç mundësive për bashkëpunime akademike, u diskutua edhe për programe të përbashkëta diplomash në Sport dhe Turizëm. Gjatë takimit të tij me Rektorin e sapo emëruar të universitetit të Sakarya, Prof. Dr. Hamza AL, u diskutua edhe mundësia për diplomë të përbashkët të doktoraturës në ekonomi dhe bashkëpunime te metejshme në kërkime shkencore dhe projekte. Ky ishte një takim shumë i frytshëm për bashkëpunimin e ardhshëm të universitetit tonë me Universitetin e Sakarya.