Të dashur Barletas/e,
Më datë 28 Korrik, ora 19.00 në Amfiteatrin e Tiranës (tek Liqeni), mbahet Ceremonia e Diplomimit.
Ftoheni të jeni të pranishëm dhe prezent në orën 18.00 për organizimet proçeduriale dhe fiksimin e këtij momenti të rëndësishëm në celuloid.
Aty do pajiseni me uniformën e Ceremonisë (pelerinë+kapele) të cilat do dorëzohen në fund të Ceremonisë. Nuk ka pagesë për Uniformën.
Mënyra se si do uleni do t’ju shpegohet ditën e Ceremonisë, por duhet të dini paraprakisht se do jeni të ndarë sipas programeve të studimit. Momenti i ngjitjes në skenë për tërheqjen e kartonit (simbolik) do jetë sipas radhës që jeni të ulur, pavarësisht listës emrore që komunikohet nga konferencierët.
Hyrja në skenë është nga ana e majtë dhe dalja nga ana e djathtë e skenës.Ju lutemi të mbajmë një linjë. Stafi organizativ do ju asistojnë gjatë gjithë kohës.
-Ora 18.00-18.30 do informoheni mbi proçedurat dhe detajet dhe do realizohen foto individuale dhe në grup së bashku me stafin pedagogjik sipas programeve të studimit.
-Ora 18.30 akomodimi sipas vendeve të përcaktuara dhe prova për skenën.
-Ora 19.00 Fillimi i Ceremonisë së Diplomimit.
Konfirmoni prezencën tuaj brenda datës 24 korrik në https://forms.gle/MwH1EdH98F9eWuB47