“Universiteti Barleti” fton Individë të interesuar të aplikojnë për t’u punësuar me kohë të plotë si lektorë dhe punonjës kërkimorë për: Financë Kontabilitet, pranë Fakultetit të Shkencave Ekonomike.
-Cili/a mund të aplikojë?
Individë që kanë:
-të paktën gradën shkencore Doktor,
-përvojë pune, përparësi përvoja në mësimdhënie,
-aftësi menaxheriale,
-aftësi komunikimi,
-aftësi dhe dëshirë për punë në ekip.
Afati i aplikimit deri më: 04 janar 2015
Procedura e aplikimit: Dokumentacioni i plotë si dhe një letër interesi dërgohet pranë Departamentit të menaxhimit të burimeve njerëzore të “Universitetit Barleti”, në adresën postare ose atë elektronike.
-“Universiteti Barleti” (Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore) Rruga “Sami Frashëri”, nr. 41, Tiranë, dhe/ose
[email protected]
Dokumentet e nevojshme për konkurrim:
-Curriculum Vitae
-Diplomë të studimeve universitare
-Diplomë të studimeve Master
-Listat përkatëse të notave
-Doktoratura (dëshmi ekuivalentimi nga MAS)
-Dëshmi të gjuhës së huaj ose dokument tjetër që vërteton zotërimin e gjuhës përkatëse.
-Listë botimesh/projektesh
-Librezë pune ose ndonjë dokument që vërteton përvojën në punë.
Për vazhdimin e procedurës, njoftohen vetëm ata/ato konkurrentë, që në procesin e përzgjedhjes, përfshihen në listën e shkurtër.