Në kushtet e zgjerimit të veprimtarisë së tij akademike dhe kërkimore, “Universiteti Barleti” fton individë të interesuar të aplikojnë për t’u punësuar me kohë të plotë si lektorë dhe punonjës kërkimorë në fushat e Shkencave kompjuterike, teknologjisë së informacionit ose te tjera të përafërta me fushën e informatikës dhe Shkencave ekonomike, ekonomiks, menaxhim biznes.
Cili/a mund të aplikojë?
Individë që kanë:
• të paktën gradën shkencore Doktor,
• ekspertizë në një nga fushat e kërkuara,
• përvojë pune, përparësi përvoja në mësimdhënie,
• aftësi menaxheriale,
• aftësi komunikimi,
• aftësi dhe dëshirë për punë në ekip.
Afati i aplikimit: 05 dhjetor 2014
Procedura e aplikimit :
Dokumentacioni i plotë si dhe një letër interesi dërgohet pranë Departamentit të menaxhimit të burimeve njerëzore të “Universitetit Barleti”, në adresën postare ose atë elektronike.
“Universiteti Barleti” (Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore) / Rruga “Sami Frashëri”, nr. 41, Tiranë
[email protected] dhe/ose [email protected]l (për informatikën)
Dokumentet e nevojshme për konkurrim:
• Curriculum Vitae
• Diplomë të studimeve universitare
• Diplomë të studimeve Master
• Listat përkatëse të notave
• Doktoratura (dëshmi ekuivalentimi nga MAS)
• Dëshmi të gjuhës së huaj (angleze) ose dokument tjetër që vërteton zotërimin e gjuhës përkatëse.
• Listë botimesh/projektesh
• Librezë pune ose ndonjë dokument që vërteton përvojën në punë.
Për vazhdimin e procedurës, njoftohen vetëm personat që në procesin e përzgjedhjes, përfshihen në listën e shkurtër.
18.11.2014
