Në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Promovimin e Transportit të Qëndrueshëm Hekurudhor në Shqipëri”, anëtarë të stafit të Institutit Shqiptar për Çështjet Publike (AIPA) dhe Universitetit Barleti zhvilluan sesionin e dytë Trainer of Trainers. Ky projekt konsiston në realizimin e një fushate ndërgjegjësuese për institucionet e arsimit para universitar dhe universitar mbi rëndësinë e përdorimit të sigurt të transportit hekurudhor, përfitimet social-ekonomike dhe mjedisore. AIPA është kontraktuar nga Business and Management Consulting Services për të realizuar këtë projekt.