Asistente zyre
Përgjegjës për koordinimin dhe mbikëqyrjen e detyrave administrative. Mbështet anëtarët e tjerë të stafit me detyrasi: koordinimi i trajnimeve, aplikim dhe raportim në projekte, mbajtja e dokumentacionit për burimet njerëzore. Asiston në mbarëvajtjen detyrave dhe aktiviteteve të njësive përbërëse të Triple City: Business Terminal, Creative Garage dhe DigIN Hub.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mbështet COO në kryerjen e operacioneve dhe shërbimeve të përditshme.
- Përgjegjës për Asistente zyre – Arkivën, përkthimet, redaktimin e faqes së internetit etj.
- Mbështet HR në proceset e rekrutimit të Triple City.
- Mbështet Koordinatorin e Trajnimeve në planifikimin dhe organizimin e trajnimeve.
- Mbështet Institutin Adriapol në aplikimin dhe raportimin për projekte.
- Asiston Menaxherin e Terminalit të Biznesit në aktivitetet dhe detyrat e njësisë.
- Asiston Menaxherin e DigIN Hub në aktivitetet dhe detyrat e njësisë.
- Asiston Menaxherin e Creative Garage në aktivitetet dhe detyrat e njësisë.
- Kryen cdo funksion tjetër që lidhet me pozicionin e Asistente zyre, ose qe mund të kërkohet nga CEO/COO.
Kualifikimet e nevojshme:
- Diplomë Bachelor
- 5 ose më shumë vite pune në pozicione të ngjashme
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
Aftësitë dhe kompetencat kryesore:
- Aftësitë shkëlqyera organizative
- Njohuri shumë të mira të paketës MS Office
- Aftësi për të punuar në ekip
- Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe të shkruar
- I orientuar drejt zgjidhjes së problemeve
- Aftësi për të punuar nën stres
Afati i aplikimit
- Dokumentacioni dorëzohet me email në adresen [email protected] brenda datës 10 Shtator, 2021.
Dokumentacioni i aplikimit
- Një CV e përditësuar
- Një letër shprehje interesi për pozicionin ku të theksohen eksperiencat kualifikimet që përputhen me pozicionin