
Shihe të ardhmen tënde në sektorin e ETNO Food and Beverage në Universitetin Barleti!
-> ETNO Bar -Restorant, Taranda Snack Bar, Taranda Lounge dhe Katering.
Në eksperiencën lokale të Ushqimit dhe Pijeve ETNO në Universitin Barleti, pozicionet tona të punës ofrojnë planifikim fleksibël të kohës dhe pagesa konkurruese në një punë dhe mjedis të sigurt. Për më tepër, do të merrni aftësitë që ju nevojiten për një karrierë afatgjatë dhe mbështetje nga një sipërmarrje e re turizmi që vlerëson drejtimin, edukimin dhe avancimin e punonjësve të saj.
Bashkohu me ekipin tonë dhe planifikoni të ardhmen tuaj në ETNO – Standartin e Eksperiencave më të mira! Paga shumë e kënaqshme dhe pushimet sipas kodit të punës.
Ky njoftim pune është për punësim në ETNO Turizëm shpk në pronësi të pavarur dhe operon pranë Universitetit Barleti me disa struktura si ETNO Bar -Restorant, Taranda Snack Bar, Taranda Lounge dhe Katering.
Nëse keni një pasion për ushqimin dhe shërbimin ndaj të tjerëve, do të shihni se e ardhmja juaj realizohet në strukturën më të re që i shërben të rinjve dhe gjithë profesionistëve që i shërbejnë sektorit të edukimit dhe jo vetëm.
Vendet vakante: Banakier/e, Kamarier/e, Kuzhinier/e, Fast – Food (përfshirë Pizza, kreperi)
-> Kuzhinier/e Restorant dhe Operator/e kuzhine për Fast Food (Pizzeri, Kreperi etj) :
Këta punonjës do të bëjnë më shumë sesa ndjekin një recetë por shumë më tepër sepse ushqimi që ju krijoni mund të ndryshojë humorin. Diçka e shijshme që përmbush shijen e klientëve tanë të përditshëm (studentë, administratë, të tjerë të ftuar e vizitorë). Kjo është arsyeja pse, për ju, nuk ka të bëjë vetëm me nxjerrjen e shpejtë të vakteve - sesa me nxjerrjen e vakteve të duhura ditore. Me një pasion shtesë, sepse nuk jeni vetëm duke gatuar - ju jeni
duke ushqyer njerëzit e një strukture të tërë.
Një Kuzhinier ETNO – je ka një qëndrim "Guests First", duke përgatitur ushqimin me menu fikse, a-la carte dhe jo vetëm për të vendosur receta të shëndetshme dhe sipas standardeve të markës me temperaturën e duhur të ushqimit, pjata estetike si dhe duke ruajtur një mjedis pune të pastër.
Kuzhinierët e strukurës ETNO Bar – Restorant dhe operatorët e ushqimeve që do të ofrojë TARANDA Snack Bar dhe TARANDA Lounge gjithashtu:
- Kërkohet të punojnë në ekip dhe për të përgatitur ushqime të shijshme për klientët.
- Përgjegjësitë e kuzhinierit e operatorëve të fast-food përfshijnë studimin e recetave, ndërtimin e menuve dhe përgatitjen e gatimeve dhe pjatave me cilësi të lartë.
- Kuzhinjeri/ët duhet të jetë në gjendje t'i delegojë detyrat tek stafi ndihmës i kuzhinës duke u siguruar që ushqimi të përgatitet në kohën e duhur.
- Të sigurohet që kuzhina të jetë e mirëpajisur me mjetet e gatimit dhe pajisjet, si thika, tiganë, tenxheret dhe peshore kuzhine
- Të studiojë çdo recetë dhe mbledh të gjitha përbërësit e nevojshëm
- Të gatuajë ushqimin në kohën e duhur
- Të delegojë detyrat për stafin e kuzhinës
- Të informojë stafin e pritjes (kamarjer) për specialitetet e përditshme
- Të mbikëqyrë ndihmësat dhe ndihmojë sipas nevojës
- Të modifikojë lehtë recetat sipas nevojave dhe kërkesave të klientëve
- Të monitorojë magazinat e ushqimit dhe berjet e porosive
- Të kontrollojë freskinë e ushqimit dhe heq prodhimet e vjetruara
- Të eksperimentojë me receta dhe sugjeron përbërës të rinj
- Të sigurojë përputhjen me të gjitha rregulloret e shëndetit dhe sigurisë brenda zofnës
së kuzhinës
Kërkesat për profilet :
- Të ketë përvojë të mëparshme të shërbimit të plotë të gatimit të linjës profesionale.
- Të ketë përvoja me teknikat e gatimit të avancuar dhe përbërësit tradicionale, kjo do të përbente avantazh.
- Përvojë e provuar e punës si një kuzhinier, ose ndihmës/kuzhinjer/operator fast-food (përfshirë pizzeria, kreperi etj)
- Përvojë praktike me pajisje të ndryshme kuzhine
- Njohuri të avancuara të teknikave të kuzhinës, pjekjes dhe pastërsisë
- Diploma e shkollës kulinare preferohet
Kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat e lartëpërmendura, janë të lutur të dërgojnë një kërkesë për punë dhe Curriculum Vitae (CV) dhe shënojnë pozicionin për të cilin aplikojnë sipas njoftimit brenda datës 27 Gusht 2021, në:
“ETNO Turizëm” Sh.p.k
Adresa: Rruga Frang Bardhi, Universiteti Barleti (Kati 5), Selitë , Albania.
Departamenti i ETNO Food and Beverage
ose me e-mail: [email protected]
Faleminderit! Apliko tani!
