
Pozicioni: Specialist/e pranë Njësisë së zhvillimit kurrikular dhe cilësisë
Kualifikimi dhe eksperienca
- Të ketë arsim Bachelor dhe Master, e preferueshme grada Doktor
- Të ketë njohuri të proceseve të akreditimit
- Të njohë parimet e hartimit të kurrikulave
- Të jetë i/e familjarizuar me legjislacionin për hapjen e programeve të reja dhe akreditimin e programeve
- E preferueshme është të ketë studjuar në një nga degët e shkencave ekzakte, matematikë, IT
- Të njohë shumë mire paketën Office dhe veçanërisht Microsoft Excel
- E preferueshme të ketë përvojë në fushën e kurrikulave dhe sigurimit të cilësisë
- Të ketë përvojë në fushën e arsimit të lartë
Detyrat kryesore
- Organizon punën për proceset e akreditimit të programeve dhe institucionit
- Monitoron procesin e përmbushjes së kritereve dhe standardeve të cilësisë
- Orienton dhe këshillon grupet e punës lidhur me hartimin, riorganizimin dhe përmirësimin e kurrikulave në UniBa.
- Verifikon planet mësimore të programeve të studimit që pritet të hapen dhe i përshtat me formatin zyrtar të UniBa në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.
- Verifikon planet mësimore të programeve që do të riorganizohen sipas me formatit zyrtar të UniBa dhe në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.
- Në fund të vitit mësimor raporton lidhur me proceset e akreditimit dhe jep rekomandimet e nevojshme për vitin pasardhës akademik.
- Realizon trajnime me stafin akademik lidhur me hartimin, zhvillimin dhe pëditësimin e kurrikulave.
- Mbështet njësinë e sigurimit të cilësisë në detyra të tjera që mbulon kjo njësi.
Afati i aplikimit
- Dokumentacioni dorëzohet me email në adresen [email protected] brenda datës 27 Gusht, 2021.
Dokumentacioni i aplikimit
- Një CV e përditësuar
- Një letër shprehje interesi për pozicionin ku të theksohen eksperiencat kualifikimet që përputhen me pozicionin
