Në ambientet e Universitetit Barleti, Departamenti i sw Drejtws Publike dhe Departamenti “Qeverisje Politika e Komunikim: u organizuan ceremonia e prezantimit të botimit në gjuhën shqipe të Kodit Civil Italian. Ky Kod, si një vepër me vlera monumentale për jurisprudencën është përkthyer në gjuhën shqipe nga Avokat Lisenko Moçka dhe u botua nga Shtëpia Botuese "Dudaj" dhe "Barleti Press".
Në këtë aktivitet morën pjesë juristë, pedagogë të së drejtës, gjyqtarë, prokurorë, avokatë, si dhe miq e të ftuar nga organizatorët. Prezantuesit dhe diskutantët e tjerë, përgjatë ceremonisë, vunë në dukje punën e palodhur, voluminoze dhe cilësore të Avokat Moçkës në përkthimin e kësaj vepre, e cila tashmë do të jetë në dispozicion dhe do të shërbejë si referencë profesionale edhe për juristët shqiptarë.
