Barleti Volley ka përfunduar ndeshjen e javës së kampionatit, të shtunën, 1 Nëntor 2014, ku vajzat universitare kanë dalë fituese kundër ekipit të Vllaznisë së Shkodrës. Kjo ndeshje është luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, në kryeqytet.
Vajzat e ekipit të Vllaznisë janë munduar të japin maksimumin, madje Kjo ndeshje nuk ka qenë problem për ekipin Barletas, i cili ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes.
Në të tre setet, vajzat tona nuk toleruan dhe fituan setet me diferencë pikësh të madhe, duke mos i lënë hapësirë për të sulmuar vajzave Shkodrane.
Barleti Volley ka mbetur e pathyer edhe në këtë sfidë, duke treguar potencialin e saj si skuadër, e përbëre nga lojtare me eksperiencë dhe titullare të ekipit tonë kombëtar.
Elementi që dominoi më shumë ishte shërbimi, ku vajzat universitare shënuan shumë pike, duke mos e lënë kundërshtarin të organizohet në sulm. U dalluan për shërbime të forta Braho, Bici. Në bllok ka dalë fituese Tuci, Nezaj nga Barleti, dhe Gjelaj për Vllazninë.
Kështu, një tjetër sukses i vajzave tona, të cilat fundjavën e ardhshme do të luajnë kundër rivales së hershme, ekipit të Partizanit.
